Ky rast ka ndodhur në një autobus në Angli

Ky rast ka ndodhur në një autobus në Angli

Ky është momenti tronditës kur dy gra duket se shkëmbejnë edhe grushte, para fëmijëve të tmerruar në një autobus.

Pamjet tregojnë se të dy gratë i bërtasin njëri-tjetrin, ndërsa lëvizin nëpër autobus, megjithëse janë të rrethuar nga pasagjerë të tjerë, shkruan Dailymail.

Të dy gratë duket se kanë fëmijë e tyre me vete gjatë konfrontimit që ndodhi në një autobus në qendër të qytetit Bristol në Angli më 11 mars.

Situata u tensionua në fund dhe ato filluan që të godisnin me shqelma e grushte njëra tjetrën.

Ngjarja e xhiruar nga një pasagjer dhe është shpërndarë në Internet./21Media