Gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë

Gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, në Podujevë.

Sipas policisë këmbësori është goditur nga një automjet, ku si pasojë këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Pas aksidentit drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur./21Media