Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës

Pas një konflikti, M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa rrezik për jetën.

“Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka thënë se po punohet për sqarimin dhe ndriqimin e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes./21Media