Krasniqi është shkarkuar me shumicë të votave nga kryesia e klubit

Krasniqi është shkarkuar me shumicë të votave nga kryesia e klubit

Trajneri, Arben Krasniqi nuk do të jetë më në krye të Golden Eagle Ylli. Ekipi nga Theranda ka ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin.

Siç thuhet në njoftimin e klubit, Krasniqi është shkarkuar me shumicë të votave nga kryesia e klubit.

“Përkundër kushteve të mira dhe stabilitetit financiar që ka pasur klubi në këtë fillim-sezonë, dy humbjet e fundit kanë ndikur që të rishikojmë pozitat në klub. Pas një diskutimi të gjatë, kryesia e klubit ka vendosur në shumicë që të ndërpresë marrëdhniet me kryetrajnerin e deritashëm Arben Krasniqi”, thuhet në njoftimin e KB Golden Eagle Yllit.

Arben Krasniqit është trajneri më i suksesshëm në histori të basketbollit kosovar, por që asnjëherë nuk i përmbushi pritjet me skuadrën nga Theranda./21Media