Kështu u dukën yjet në këtë ceremoni

Kështu u dukën yjet në këtë ceremoni

Yjet e filmit dhe televizionit u bashkuan në Los Angeles mesnatën e së dielës, për edicionin e 76-të të ceremonisë “Golden Globe Awards” – ceremonia e parë më e madhe në sezonën e ndarjes së çmimeve, për vitin 2019.

Filmi biografik, Bohemian Rhapsody dhe komedia, Green Book kanë fituar çmimet kryesore në edicionin e 76-të, në ceremoninë “Golden Globe Awards”. Bohemian Rhapsody rrëmbeu dy çmimet kryesore, atë për filmin më të mirë të zhanrit dramë dhe çmimin e aktorit më të mirë në zhanrin dramë, për yllin e këtij filmi, Rami Malek. Green Book ishte fituesi tjetër i natës, duke rrëmbyer tri çmime. Ky film rrëmbeu çmimin për komedinë apo muzikëlin më të mirë, çmimin për skenarin më të mirë dhe çmimin e aktorit mbështetës e mori Mahershala Ali.

Ju sjellim disa fotografi nga tepihu i kuq./21Media