Dominim total i skuadrës kampione në fuqi në serinë finale

Dominim total i skuadrës kampione në fuqi në serinë finale

Golden State prek me njërën dorë titullin e tretë në katër vitet e fundit.

Unazat e skuadrës kampione me shumë gjasa do të mbeten në gishtat e basketbollistëve të Golden State pasi Warriors tashmë kryesojnë 3-0 serinë e finaleve të NBA ndaj Cleveland Cavaliers dhe janë vetëm një fitore larg triumfit në këtë sezon.

Në Quicken Loans Arena ishte mbrëmja e Kevin Durant, që pati një paraqitje të jashtëzakonshme. Ylli i Warriors realizoi 43 pikë 7 asistime dhe 13 kërcime në fitoren 110-102 të Warriors.

Dueli mes dy skuadrave ishte i barabartë deri në periudhën e katërt, aty ku Golden State tregoi forcën e kampionit dhe heshti tifozët e Cavs.

Edhe njëherë me radhë ishte vetëm LeBron James ai që luftoi ndaj yjeve të Warriors, duke realizuar triple-double prej 33 pikësh 11 asistimeve dhe 10 kërcimeve, por edhe këtë herë nuk u mbështet mjaftueshëm nga shokët e skuadrës.

Edhe ndeshja e katërt do të zhvillohet në Quicken Loans Arena aty ku Golden State do të synojë të mbyllë përfundimisht çështjen e titullit.