"Për ne sulmuesit kjo është një katastrofë"

“Për ne sulmuesit kjo është një katastrofë”

Futbollisti gjerman, Maria Gomez pati një garë të jashtëzakonshme – atij iu anuluan tri gola në një ndeshje. Gomez derisa luajti dje për Stuttgartin shënoi një het-trik, por golat e shënuar iu anuluan për shkak të teknologjisë VAR.

Skuadra e tij luajti si mysafir kundër Sandhausen dhe u mposht me rezultat 2:1. Gomez iu anulua goli i parë në minutën e dhjetë për shkak të pozitës jashtë loje për një milimetër sipas VAR-it.

I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 24-të të ndeshjes, por VAR nuk e pranoi po për të njëjtën arsye. Te goli i tretë, Gomez as që mendoi të fillojë të festojë, por menjëherë iu drejtua gjyqtarit. Si në dy rastet e mëparshëm, pozita jashtë loje minimale e Gomez u përcaktua duke përdorur VAR, duke bërë që të anulohet edhe goli i tretë.

“Unë isha miqësor ndaj VAR-it, sepse duhej të ishte i drejtë, por për ne sulmuesit kjo është një katastrofë. Ky sistem, siç është aktualisht, është një m…* i madh”, tha 34-vjeçari gjerman.