Ka pasur edhe shkëmbim me armë zjarri

Ka pasur edhe shkëmbim me armë zjarri

Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në ujërat territorial greke, pasi dy gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria kanë tentuar të futet në ujërat turke.

Raportohet se gjatë operacionit antidrogë ka pasur edhe shkëmbim me armë zjarri.

Snajperistët nga helikopteri kanë goditur disa herë, por gomonia vazhdoi të lundrojë.

Policia turke ka bllokuar futjen e njërës prej gomoneve me 3 persona në ujërat e tyre. Mësohet se gomonia është rikthyer në ujërat greke dhe po tenton kthimin e saj në Shqipëri. Ndërsa autoritetet than se po punojnë në kapjen e gomones tjetër.