Detaje interesante nga jeta e Vahide Perçin, aktores e cila zëvendësoi Meryem Uzerlin në rolin e “Hyrremit”

Detaje interesante nga jeta e Vahide Perçin, aktores e cila zëvendësoi Meryem Uzerlin në rolin e “Hyrremit”

Vahide Perçin është një prej aktoreve më të njohura në Turqi. Ajo karrierën e nisi me mbiemër të ish burrit, Altan Gordum me të cilin u nda në vitin 2013 dhe ajo ktheu mbiemrin e vajzërisë Perçin, shkruan rtv21.tv

Aktorja u njoh për shumë role të rëndësishme në projektet kinematografike dhe televizive në Turqi. Veçojmë serialin “Sulltani i Madhërishëm”, në të cilin luajti rolin e “Hyrremit”.

Kurse tani  njihet edhe si “Gonul” tek seriali “Anne”. Por Vahide përjetoi edhe sfida më të rënda se sa divorci, ajo luftoi me vdekjen në vitin 2011, kur u diagonstifikua me kancer të gjirit.

Aktorja rrëfeu se gjatë asaj kohe përjetoi momente shumë të rënda, për gjashtë muaj përdori kimoterapi dhe arriti ta mposht kancerin.

Gjatë asaj periudhe Perçin nuk kishte pranuar të mbajë paruke, ajo donte të inspironte edhe gratë tjera të cilat vuanin nga kjo sëmundje që ta mposhtnin atë. Perçin është nënë e një vajze, Alize, e cila gjithashtu është aktore dhe ka 21 vjet, ajo luan rolin e “Gamzes” në serialin “Anne”, ku luan edhe Perçin./21Media