Google do të mbyllë shërbimin Stadia dhe do të rimbursojë lojtarët

Google ka njoftuar planet për të mbyllur shërbimin e tij të lojërave cloud Stadia dhe për të rimbursuar lojtarët.
Stadia është shpallur si një “Netflix për lojëra” kur është lansuar në nëntor të vitit2019, duke i lejuar lojtarët të transmetojnë lojëra në internet pa pasur një tastierë, përcjell rtv21.tv
Por shërbimi tani do të përfundojë më 18 janar 2023 për shkak të mungesës së “tërheqjes” me lojtarët, raporton BBC
Google ka premtuar rimbursim për lojtarët që blenë kontrolluesin e tij Stadia, si dhe çdo lojë apo përmbajtje shtesë.
Kompania ka thënë se vlerëson se këto rimbursime do të përfundojnë deri në mes të janarit.
Vendimi i Google vjen pasi Netflix ka njoftuar një lëvizje më tradicionale në tregun e lojërave – krijimin e një studioje për të bërë lojëra./21Media

Back to top button