Aplikacioni me veçori të reja

Aplikacioni me veçori të reja

Përdoruesit në të gjithë botën së shpejti do të jenë në gjendje të raportojnë se ku fshihen oficerët e policisë. Kjo falë shërbimit më të ri që do t’ua mundësojë Google Maps.

Google Maps po garon me aplikacionin e trafikut dhe GPS Waze me disa veçori të reja, shkruan rtv21.tv

Aplikacioni do të mundësojë identifikimin e gjërave të tilla si ndërtimi, mbyllja e korsisë, automjetet me aftësi të kufizuara dhe objektet në rrugë.

Një version i mëparshëm i veçorisë së raportimit është tashmë i disponueshëm për përdoruesit e Androidit.

Por duke filluar javën e kaluar, filluan azhurnimet që do të përfshijnë përdoruesit e Apple.

Kujtojmë se në muajin korrik të këtij viti, Policia e Kosovës ndaluar dy persona të dyshuar, të cilët kanë krijuar një grup të quajtur “Radari” në Viber për vendodhjen e policisë.

Sipas policisë në të ishin të antarësuar rreth 7 mijë persona të cilët kanë shpërnda njoftime rreth vendndodhjes dhe lëvizjet e Policisë./21Media