Google ka nisur azhurnimin e ri të aplikacionit Photos, i cili mundëson njohjen e njerëzve në fotografitë tuaja

Google ka nisur azhurnimin e ri të aplikacionit Photos, i cili mundëson njohjen e njerëzve në fotografitë tuaja

Duke iu falënderuar teknologjisë së mësimit të makinës, Google do të njohë linjat e fytyrës në fotografitë tuaja dhe do t’ju përkujtojë që t’i ndani me miqtë.

Opsioni i njëjtë do të zbatohet në të gjitha fotografitë tuaja, të cilat ndodhen eventualisht në albumet e miqve tuaj në Google Photos. Po ashtu, opsioni i ri Shared Libraries ju mundëson të ndani të gjitha fotografitë tuaja me njerëzit e besueshëm.

Ndryshe, kompania më herët paralajmëroi projektin me emrin Lens, i cili do të shndërrojë kamerat në telefonat e të gjithë përdoruesve të Google në kërkues të internetit./21Media