Rakiq bashkë me rreth 200 qytetarë tjerë në votimin

Rakiq bashkë me rreth 200 qytetarë tjerë në votimin

Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i është dashur që ta paraqesë letërnjoftimin e Republikës së Kosovës para komisionerëve në qendrën e votimit në shkollën teknike në Mitrovicë.

Ai ka shkuar në këtë qendër për të votuar bashkë me rreth 200 qytetarë tjerë në votimin më të madh kolektiv që është parë ndonjëherë.

Pas votimit, Rakiq ka thënë se pret fitore bindëse të Listës Serbe në këto zgjedhje.

Në orën 07:00, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka nisur simbolikisht procesin e votimit në Kosovë duke e hedhur vet votën e para në kuti në një qendër votimi në Prishtinë.

“E kreva obligimin tim kushtetues e qytetar. I ftoj të gjithë qytetarët dhe subjektet politike dhe komisioneret që në ditën e sotme të kenë kujdes. Pasi që procesi tani nga ky moment është në duart e tyre. Ta kemi parasysh që çka do që ndodhë gjatë ditës së sotme në fund të kësaj ditë do t’i faturohet Kosovës dhe jo atyre”, tha ajo.

Këto janë zgjedhjet e shtata më radhë për Kuvendin e Kosovës.KQZ-ja ka certifikuar 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë./kallxo.com