Grabitën dhe rrahën të moshuarin italian, arrestohen 4 të rinjtë shqiptarë

85 vjeçari me plagë të rënda

Policia italiane ka arrestuar katër shtetas shqiptarë që akuzohen për grabitjen dhe dhunimin e një të moshuari italian.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Lignanos në Itali, ku pre e dhunimit ka rënë 85-vjeçari Giuseppe Sparta.

Shqiptarët Taulant Frroku, 30 vjeç, Zef Haxhia, 29 vjeç, Vuka Aviljam 28 vjeç dhe Eugen Gjonaj 26 vjeç u prangosën disa orë pas ngjarjes. Ata i shkaktuan 85-vjeçarit plagë të shumta dhe një frakturë në brinjë.

Back to top button