Grabitën pesë mijë euro në një barnatore, arrestohen tre persona

Janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar për veprën penale të grabitjes, shkruan rtv21.tv

Rasti ka ndodhur në këtë muaj, në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të grabisin një sasi të parave në vlerë rreth pesë mijë euro.

“Me datën 28 janar 2020, njësiti i hetimeve rajonale në Prizren, pas një punë intensive dhe të suksesshme ka arritur të identifikoj dhe zbuloj kryerësit e veprave penale të grabitjes. Rasti ka ndodhur në këtë muaj (janar), në një barnatore në qytetin e Prizrenit ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kishin arritur të grabisin një sasi të parave në vlerë rreth 5000 (pesëmijë euro). Andaj përkushtimi dhe profesionalizmi i policëve hetues të rajonit të Prizrenit, duke siguruar prova dhe dëshmi në lidhje më këtë ngjarje, fillimisht e kanë gjetur kasafortën e cila ishte e vjedhur dhe pas identifikimit të personave të dyshimtë të njëjtit i ka ballafaquar me provat ku edhe e kanë pranuar se e kanë kryer veprën penale të grabitjes”, ka njoftuar Policia.

Në këtë rast dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar personat e dyshimtë si plaçkitës:

B.G mashkull i lindur në vitin 1994
L.B mashkull i lindur në vitin 1989 dhe
E.K femër e lindur në vitin 1995

Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshimit janë ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë.

Me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren të cilët ndaj të dyshuarve do të përpilojnë kallëzim penal./21Media

Back to top button