Grabitësit e kafenesë në Prishtinë morën 1 mijë euro

Grabitësit në arrati

Dy persona të armatosur kanë plaçkitur një kafene në Prishtinë, nën kërcënimin e armës.

Rasti i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:24 në rrugën “Muslim Mulliqi”, është lajmëruar në Polici nga një punëtorë i kafenesë.

Sipas tij, grabitësit kanë marrë 1 mijë euro dhe janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’.

Policia njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar./21Media

 

Back to top button