12 të tjerë në arrati

12 të tjerë në arrati

Tre hajdutë janë qëlluar për vdekje nga policia braziliane, pasi hynë në terminalin e një aeroporti, vodhën miliona euro dhe u larguan bashkë me paratë.

Raportohet se sapo hajdutët kishin dalë në autostradë kishin hapur zjarr ndaj kamionëve, rojeve të sigurisë dhe policisë.

Por policia tha se dy nga burrat u vranë, ndërsa u ishin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar të Viracopos në qytetin Campinas, afër Sao Paulo, ndërsa i treti u fut në një shtëpi dhe mori peng një familje, para se të pushkatohej.

Ndërsa vetëm 3 hajdutë u eliminuan, rreth 12 persona të tjerë pjesë e bandës së mirë organizuar të hajdutëve u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Dy roje të sigurisë private dhe një oficer policie u qëlluan dhe u plagosën në grabitjen e së enjtes në aeroportin e Viracopos, i cili është një qendër ndërkombëtare në rritje dhe baza kryesore për kompaninë ajrore Azul SA.

Kjo vjedhje është vjedhja e dytë që bëhet në aeroport në Brazil. E para ndodhi rreth një vit më parë në aeroportin e Guarulhos. Disa burra të armatosur hynë në aeroportin, që cilësohet si më i madhi në vend, në korrik të këtij viti dhe vodhën ‘ar’ me vlerë 40 milionë dollarë./21Media