Grabitet banka në pikë të ditës

Janë grabitur dy kasaforta

Sot rreth orës 10:00, në një bankë në Shtime ka ndodhur një grabitje me armë zjarri.

“Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë së paku katër persona të maskuar, dy prej të cilëve të armatosur me armë të gjata. Në vendin e ngjarjes, ka pasur edhe të shtëna nga ana e të dyshuarve, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia rajonale.

Sipas informacioneve të personelit të bankës, dyshohet se grabitësit kanë marrë me vete dy kasaforta me rreth 5 mijë Euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia rajonake ka thënë se hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë duke grumbulluar prova dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarve./21Media

Back to top button