Grabitet monedha prej ari më e madhe në botë

Monedha ruhej në muze që nga viti 2010

Në  orët e para të mëngjesit së sotëm në Muzeun Bode në Berlin është grabitur monedha më e rënde në botë prej ari  me peshë prej 100 kilogramë.

Në njërin krah të monedhës që ruhej në muze që nga viti 2010, ishte gdhendur mbretëresha  Elizabeth ndërsa në krahun tjetër një gjethe rrapi që është simbol  i  Kanadasë.

Sipas policisë gjermane, grabitësit kishin arritur të hyjnë në muze nga dritarja dhe kishin përdorur shkallë. Ata janë arrestuar pas disa orësh në një metro në Berlin./21Media

Back to top button