Arrestohet shqiptari në Greqi

Arrestohet shqiptari në Greqi

Mediat greke kanë publikuar videon e grabitjes së një dyqani, ku autori i kësaj grabitjeje është një shtetas shqiptar.

I armatosur me pistoletë, maskë dhe me doreza, hyri në lokal, ku nën kërcënimin e armës i kërkon punonjëses t’i japë të gjitha paratë.

Siç duket dhe nga pamjet në dyqan janë vetëm dy klientë dhe punonjësja, të cilët autori i kërcënon me pistoletë.

Grabitja ka ndodhur në Gerakas të Athinës dhe shqiptarit i është dashur vetëm 1 minutë kohë nga momenti i hyrjes në dyqan, për t’i grabitur të hollat.

Shqiptari është identifikuar dhe më pas është arrestuar nga policia, të cilës i tha se vjedhjen e kishte bërë për arsye personale.

“Më duhen para për të mbajtur familjen”, ka deklaruar shqiptari./oranews