Grabitje e armatosur në Ferizaj

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një market, në Fshatin Zaskok të Ferizajt. Policia ka njoftuar se tre persona të maskuar kanë hyrë në marketin e pronarit dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit i kanë grabitur 200 (dyqind) euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30.

Kohëve të fundit janë shtuar rastet e grabitjeve në Kosovë. Deçani, Prishtina, Ferizaj, Podujeva, Kaçaniku e shumë komuna tjera kanë qenë caqe të grabitjeve në këtë fillimvit./21Media

Back to top button