U grabitën 400 euro

U grabitën 400 euro

Një grabitje me arëm e me maska ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 400 (katërqind) euro para të gatshme”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka njoftuar se lidhur me këtë rast nuk ka të lënduar.

Ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media