Grabitje e armatosur në Gjilan

Grabisin para e telefona

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:50 në një lokal në Gjilan.

Viktima ka njoftuar se nën kërcënimin e armës, grabitësit kanë arritur të marrin para të gatshme dhe 3 telefona.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se dy persona të maskuar dhe të armatosur (me revole) kanë hyrë në lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës para të gatshme, tre telefona celularë dhe janë larguar me veturë në drejtim të panjohur”, ka konfirmuar policia.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button