Dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës morën 435 euro nga një punëtor

Dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës morën 435 euro nga një punëtor

Në fshatin Fshaj të komunës së Gjakovës mbrëmë është raportuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur në një pompë të derivateve.

Siç njofton policia, dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armëve kanë rrahur viktimën (punëtor) dhe ia kanë marrë rreth 435 (katërqind e tridhjetë e pesë) € dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore./21Media