Grabitje e armatosur në Prishtinë

I dyshuari në arrati

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën “Muslim Mulliqi” në Prishtinë.

Pronarja e lokalit ka raportuar se nën kërcënimin e armës një person i panjohur ia ka marr kuletën.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se një person i panjohur ka hyrë ne lokalin e saj dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikës) ka arrit te marr kuletën e saj e cila kishte rreth 15 euro dhe letërnjoftimin, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur”, ka konfirmuar policia.

Njësit relevante kanë dal ne vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar./21Media

Back to top button