Ia grabiti çantën dhe e goditi me kondak të armës

Ia grabiti çantën dhe e goditi me kondak të armës

Në mbrëmjën e së shtunës në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur, me ç’rast një grua mbeti e lënduar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportur mbrëmë rreth orës 22:14.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka raportuar se derisa ishte duke mbyllur lokalin, një person i panjohur dhe i maskuar pasi e ka sulmuar fizikisht me kondak të armës i ka grabitur një çantë dore dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pastaj është liruar në shtëpi.

Ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./21Media