Grabitje e armatosur në Prizren

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20 në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës dy viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar, dy persona të dyshuar, njëri nga ta nën kërcënim të armës, kanë kryer grabitje.
Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.
Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitë përkatëse policore.
“Viktimat nuk kanë pësuar ndonjë lëndim dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Ksoovës.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button