Grabisin paratë dhe ikën

Grabisin paratë dhe ikën

Policia ka raportuar se mbrëmë rreth orës 01:53 në fshatin Polac të Skënderajt ka ndodhur grabitje në një pompë të derivateve.

Sipas ankuesit, roje e pompës, në lokal kanë hyrë brenda dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët kanë shkrepur me armë zjarri duke arritur që t’ia grabisin para të gatshme.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 6 mm. Nuk raportohet për të lënduar dhe për dëme materiale”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një veturë pa targa./21Media