Grabitësit në arrati

Grabitësit në arrati

Një rast i grabitjes me maska e me armë ka ndodhur dje më mëngjes në një pompë derivatesh në fshatinë Sllatinë të Fushë Kosovës.

Raportohet se nën kërcënimin e armëve janë grabitur një shumë parashë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me thikë të cilët nën kërcënim të armëve viktimës ia kishin grabitë një shumë parashë”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit pas grabitjes me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore./21Media