S'ka të arrestuar

S’ka të arrestuar

Dy persona të maskuar e të armatosur kanë grabitur një shumë parash prej një personi i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:22 në fshatin Zabel i Epërm në Drenas.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij tek nënkalimi në fsh. Zabel i Epërm para tij ishte ndalë një veturë pa targa nga aty kishin dalë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta. Sipas viktimës, nën kërcenim të armeve, ia kishin grabitur një shumë parash”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin, nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar./21Media