Grabitje me armë në Fushë Kosovë

Ikën gabitësit

Dy persona kanë raportuar në polici se më 17 shkurt, derisa ishin në një lokal dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve ua kanë grabitur portofolat.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:35 në Fushë Kosovë.

Viktimat kanë njoftuar policinë se në portofolat e tyre kishin para dhe dokumente personal.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar./21Media

Back to top button