I dyshuari ua ka grabitur të hollat dhe telefonat

I dyshuari ua ka grabitur të hollat dhe telefonat

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Shtime pasi që i njëjti në një kazino nën kërcënim të armës dy viktimave ua ka grabitur portofolin dhe telefonat.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një kazino duke sulmuar fizikisht dhe nën kërcënim të armës dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë ua ka grabitur portofolin me 5904 € dhe tre telefona”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media