Të dyshuarit kanë ikur

Të dyshuarit kanë ikur

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 20:10 ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë.

“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se derisa ishte duke punuar dy të dyshuar meshkuj të maskuar, njëri prej tyre ka pasur një armë revole dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur para të gatshme.”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërkohë nuk raportohet për të lënduar./21Media