Grabitje me maska dhe armë në Ferizaj

Rasti po hetohet nga policia

Dje në orët e para të mëngjesit përkatësisht rreth orës 02:23, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

Grabitësit morën 140 euro dhe u larguan.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kishin grabitur 140 € dhe ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button