Grabitje me maska e armë në Drenas

Polica po e heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona të maskuar nën kërcënimin e armës e kanë kryer një grabitje.

Rasti kishte ndodhur më 29 dhjetor të vitit 2018, në fshatinë Gradicë të Komunës së Drenasit. Por, viktima kishte hezituar ta raportoi rastin në polici.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se me datë 29.12.2018 rreth orës 18:00 vëllai i tij mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke kaluar me automjetin e tij, është ndaluar nga katër persona të maskuar, të uniformuar, dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës i kishin grabitur njëqind(100) euro”, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë, viktima kishte hezituar ta raportoi rastin, i cili me vendim të prokurorit do të intervistohet sot më 05.01.2019 në stacionin policor.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button