Raportohet se 17 vjeçari kishte grabitur 150 euro në një barnatore

Raportohet se 17 vjeçari kishte grabitur 150 euro në një barnatore

G. M., 17 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “grabitje” në një barnatore në Vushtrri.                      

Siç njofton policia, në orët e mbrëmjes së datës 22 tetor 2018, në Stacionin Policor Vushtrri, ishte raportuar rasti me elemente të veprës penale ‘grabitje’.

“Bazuar në deklaratën e viktimës grabitja kishte ndodhur në kohën kur viktima e rastit ndodhej në vendin e saj të punës në një barnatore në Vushtrri, me ç’rast një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur një shumë të hollash prej 150 euro”, bën të ditur policia.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari siç njofton policia është liruar për procedurë të rregullt, derisa ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për vepër penale ‘grabitje’./21Media