Deçan: Grabitje parash nën kërcënimin e armës

Rasti është duke u hetuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Deçan ka ndodhur një grabitje e parave nën kërcënimin e armës.

“Një burrë dhe një grua derisa po e dërgonin pazarin ditor në bankë, nën kërcënimin e armës një person u ka grabitur paratë”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:23 në rrugën “Luan Haradinaj”. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin. /21Media 

Back to top button