Grabitje spektakolare, 3 persona “zbrazin” argjendarinë

Një i dënuar, dy në arrati

Një makinë e tip “Range Rover” futet nga dera e përparme e një dyqani argjendarie.

Ngjarja ka ndodhur më 25 tetor të vitit të kaluar në “Shepherds Bush” në Londër, por tani policia ka publikuar pamjet.

Videoja tregon momentin kur makina e zezë futet në argjendari duke trembur personat që ndodheshin në ambientet e saj. Më pas, nga automjeti dalin 3 persona, që nisën të shkatërrronin raftet dhe marrin prej tyre bizhuteri me vlerë.

Grabitësit më pas detyrohen të përdorin një derë tjetër për tu larguar, të cilën e thyejnë me anë të një çekani.

Pjesë e grupit që theu dhe grabiti bizhuteritë ishte edhe 34 vjeçari, Ben Wegener, i cili u kap në flagrancë dhe u dënua me 10 vjet burg. Dy të dyshuarit e tjerë arritën të shpëtojnë dhe janë akoma në arrati./21Media

Back to top button