Grabovci jashtë listës së PDK-së

Ai thotë se është tërhequr vullnetarisht

Ish deputeti dhe ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci tha se vullnetarisht është tërhequr nga lista për deputet të kësaj partie.

“Unë isha pjesë e listës për deputet nga PDK, por vullnetarisht jam tërhequr nga lista me arsyetimin për t’ia lehtësuar punën kryetarit Veseli dhe për t’u liruar rrugën të tjerëve në parti. Aktiviteti ime nuk do të mungojë për PDK, bile do të angazhohem edhe më shumë për PDK. Kuptohet se edhe lista është e ngushtë dhe për këtë arsye, për asnjë arsye tjetër”, tha Grabovci.

Grabovci në zgjedhjet e fundit ka marrë 11962 vota dhe vie nga rajoni i Dukagjinit së bashku me ish deputetin Besim Beqaj, i cili po ashtu është tërhequr nga lista zgjedhore.

Back to top button