Nderohet Dua

Nderohet Dua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar me një grafit gjigant.

Dua është pikturuar përballë Prokurorisë së Shtetit, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Ky mural është realizuar në kuadër të edicionit të 5-të të festivalit Guerilla Art, të cilët përgjatë viteve kanë realizuar murale të ndryshme në Kosovë.

Ky festival trajton aspekte sociale dhe kulturore në kontekstin urban, si dhe ndihmon në përmirësimin e imazhit të qytetit.

Kujtojmë se Dua para fillimit të festivalit “Sunny Hill” ka dhuruar 150 mijë euro për një akademi muzikore për talentet e reja.

Ky do të jetë përfundimisht një projekt i madh dhe diçka për të cilën ne jemi shumë të entuziazmuar. Mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Ne do t’i japim diçka komunitetit tonë”, ishte shprehur këngëtarja para mediave./21Media