Artistët shqiptarë shkëqejnë në festën paraprijëse të "Grammy Awards"

Artistët shqiptarë shkëqejnë në festën paraprijëse të “Grammy Awards”

Sonte do të mbahet eventi i ndarjes së çmimeve më të rëndësishme në industrinë e muzikës, “Grammy Awards”.

Para natës kryesore të kësaj ceremonie, organizohet një festë paraprijëse, në të cilën janë të pranishëm pothuajse të gjithë artistët që do të jenë prezent edhe në natën kryesore.

Pjesë e kësaj feste ishin edhe disa artistë të njohur shqiptarë që po shënojnë suksese në industrinë muzikore botërore.

Bëhet fjalë për arsitstët si: Era Istrefi, Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora, Gashi dhe Stanaj, që ishin prezent në këtë festë, shkruan rtv21.tv

Image result for bebe rexha pre grammy 2019

Image result for dua lipa pre grammy 2019

Image result for rita ora pre grammy 2019

Ani pse këta artistë nuk u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit e rëndësishme është që të gjithë gradualisht po ngjiten në majat e sukseseve botërore.

Përveç Bebe Rexhës dhe Dua Lipës që janë edhe të nominuara me nga dy kategori në këtë ceremoni nuk dihet se sonte a do të jenë prezent edhe artistët e tjerë që u panë në festën paraprijëse.

Kujtojmë që Bebe Rexha së fundmi iu pati kërkuar publikisht një bashkëpunim: Ava Max, Dua Lipës dhe Rita Orës, ku këto të fundit nuk kishin hezituar t’i përgjigjeshin pozitivisht ftesës.

Ndarja e çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet sonte me fillim nga ora 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në CBS./21Media