Ariana me një fjalim prekës

Ariana me një fjalim prekës

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka pasur nderin të shpërblehet mbrëm me çmimin “Gruaja e vitit” në eventin muzikor “Billboard’s Women”. Grande pas pranimit të këtij çmimi, për të cilin ndjehet falënderuese, ka bërë edhe një fjalim emocional para të gjithë të ftuarve dhe shikuesve që po e ndiqnin këtë ngjarje, shkruan rtv21.tv.

Pasi u ngjit në skenë dhe filloi të fliste ajo nuk ia doli dot t’i ndalte lotët. Ajo foli për ditët më të mira dhe më të këqija që i ka përjetuar gjatë vitit 2018. Përfshirë këtu, sukseset në muzikë, vdekjen e ish të dashurit të saj, Mac Miller dhe lidhjen e dështuar me Pete Davidson.

“Unë dua të them se është shumë interesante se ky ka qenë njëri ndër vitet më të mira në karrierën time dhe më i keqi sa i përket jetës personale..”, ajo theksoi se sa do që të tjerët kur e shohin atë mendojnë se gjithçka është në rregull, por në fakt ka qenë shumë e vështirë për të.

25 -vjeçarja ka publikuar së fundi edhe videoklipin e këngës “Thank You, Next”, një videoklip interesant me skena nga filmat e njohur si: “Legally Blonde”, “13 going to 30” dhe “Mean Girls”. Vlen të përmendet se përveç  pjesëmarrjes së disa aktorëve nga këta filma, pjesë e këtij projekti ka qenë edhe Kris Jenner./21Media