“Mufasa” projekti më i ri i artistit

“Mufasa” projekti më i ri i artistit

Artisti i njohur shqiptar, Granit Dërguti ka publikuar këngën e tij më të re.

Kënga titullohet “Mufasa” dhe është shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë artisti, ndërsa për miksimin dhe masterizimin Florent Boshnjaku.

Ky është projekti i parë i artistit për vitin 2019 dhe mbetët të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Magdalena” është projekti i fundit i Granitit që është publikuar në shtator të 2018-së dhe që deri më tani numëron mbi 103 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media