Festë në familjen Xhaka

Festë në familjen Xhaka

Futbollisti i njohur kosovar, Granit Xhaka sot feston datë të shënuar. Mesfushori i klubit të njohur anglez, Arsenalit sot ka ditëlindjen.

Xhaka është lindur më 27 shtator të vitit 1992 dhe sot i mbushi 27 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, futbollisti i njohur po merr urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë të shumtë. Disa nga urimet, Xhaka i publikoi në instastory për 2 milionë ndjekësit e tij.

Granit Xhaka, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës është lindur në Basel të Zvicrës, por prindërit janë shqiptarë nga Kosova. Ai është vëllai i Taulant Xhakës, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Baselin dhe ekipin kombëtar shqiptar. Familja e tyre ishte zhvendosur nga Kosova (Podujeva) në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin.

Që nga viti 2017, Granit Xhaka është martuar me Leonita Lekajn, të cilët janë në pritje për tu bërë prindër./21Media