Urim i veçantë nga Granit Xhaka

Urim i veçantë nga Granit Xhaka

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka asnjëherë nuk heziton të shfaq dashurinë për personat e zemrës.

Për të dhe familjen e tij është një ditë shumë e veçantë pasi sot feston ditëlindjen nëna e Granitit. Ai përkrahë disa fotografive shumë të vjetra me nënën dhe vëllain e tij ka shkruar disa fjalë emocionuese, shkruan rtv21.tv.

“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time”, ka shkruar futbollisti.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj më 7 tetor janë bërë prindër për herë të parë. Martesa e çiftit është bekuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ayana.

Kujtojmë që Graniti dhe Leonita dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2017./21Media