"Duke e shijuar kohën time të lirë..."

“Duke e shijuar kohën time të lirë…”

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita më shtatë tetor janë bërë prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv

Martesa e çiftit është bekuar me një vajzë të cilës ia kanë lënë emrin Ayana.

Në rrjetin social Instagram, Graniti ka publikuar sot një fotografi të veçantë me vogëlushen e tij.

“Duke e shijuar kohën time të lirë me princeshën time të vogël”, ka shkruar Graniti krahas fotografisë së publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Enjoy my free time with my little princess 👼🏻❤️ @leonita.x

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Ndryshe, Graniti dhe Leonita dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017./21Media