Xhaka tregoi se çfarë e detyroi të dalë nga vetja: Dëshirojmë që vajzën tënde ta prek kanceri

Xhaka tregoi se çfarë e detyroi të dalë nga vetja: Dëshirojmë që vajzën tënde ta prek kanceri

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka përmes një postimi në Instagram iu është drejtuar tifozëve të klubit në lidhje me veprimin e tij gjatë ndeshjes të së dielës kundër Crystal Palace.

Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për sharjet që u kishte bërë, teksa ka treguar se ai kishte dalë nga vetja për shkak të fjalëve që kishte marrë që një kohë të gjatë nga tifozët.

Ai tha se për Arsenalin ka një dashuri të veçantë dhe se gjithmonë do të jap 100 %, sa herë që do të jetë në fushë.

Pasi mora pak kohë për të reflektuar për atë që ndodhi të dielën pasdite, dua të jap një sqarim tash sesa të jepja një përgjigje të shpejt. Skenat që ndodhën rreth zëvendësimit tim më kanë lënduar thellë. E dua këtë klub dhe gjithmonë jap 100 përqind nga vetja brenda dhe jashtë fushës. Ndjenjat e mia nuk i kanë kuptuar tifozët dhe më kanë drejtuar komente abuzuese nëpër ndeshje dhe rrjete sociale gjatë javëve dhe muajve të fundit të cilat më kanë lënduar. Njerëzit kanë thënë si “Do të t’i thyejmë këmbët”, “Do të ta vrasim gruan” dhe “Dëshirojmë që vajzën tënde ta prek kanceri. Kjo më ka trazuar dhe arrita në pikën e shpërthimit kur e ndjeva refuzimin që mu bë në stadium gjatë së dielës. Në këtë situatë, unë humba vetën dhe reagova në mënyrë jorespektuese ndaj tifozëve të cilët e përkrahin klubin tonë, ekipin dhe mua me energji pozitive. Nuk ka qenë ai qëllimi im dhe më vjen keq nëse njerëzit mendojnë ashtu.Dëshira ime është që t’i kthehemi respektit të përbashkët, duke kujtuar se pse kemi rënë në dashuri me këtë lojë pikësëpari. Le të ecim bashkë përpara pozitivisht. Graniti”, ka shkruar Graniti në Instagram.

Pas këtij konfrontimit me tifozët, mesfushori nuk ishte i ftuar në ndeshjen në Carabao Cup, më 30 tetor ku Arsenali është mposhtur nga Liverpooli pas penalltive. /21Media