Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit

Xhaka nuk është më kapiten i Arsenalit

Mesfushorit të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit nga trajneri Unai Emery.
Është trajneri spanjoll Emery që ka konfirmuar se Granit Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit.

Ai e pranoi vendimin tim. Ne duhet ta vazhdojmë përpara dhe të përqendrohemi në ndeshjen e nesërme. U desh ta merrja këtë vendim dhe kjo çështje është mbyllur tani”, theksoi Emery në një konferencë për media.

Emery Xhakën gjithashtu e la jashtë skuadrës për ndeshjen me Vitoria në Europa League, e cila zhvillohet nesër në Portugali

Kapiten i ri i Arsenalit është emëruar sulmuesi, Pierre Emerick Aubameyang.

Xhaka kapiten i përhershëm i Arsenalit u zgjodh në muajin shtator.

Granit Xhaka ishte përfshirë në një incident me tifozët në barazimin 2:2 të Arsenal kundër Crystal Palace në ‘Emirates Stadium’, të dielën.

Për këtë veprim Xhaka iu kishte kërkuar falje fansave përmes një postimi në Instagram. /21Media