Ajo publikoi imazh të bukur

Ajo publikoi imazh të bukur

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita sot u bënë prindër për herë të parë. Për lindjen e foshnjes, çifti sot mori urime të shumta nga më të dashurit e tyre.

Vëllai i Granitit, Taulanti e uroi vëllain për lindjen e fëmijës me fjalët më të mira. Përveç Taulantit, një urim të bukur kunatit dhe kunatës ia bëri edhe e fejuara e Taulantit, Arbnora Nuredini, shkruan rtv21.tv

Krahas imazhit të bukur, në të cilin shihen duart e çiftit Xhaka dhe foshnjes, ajo shkroi: welcome little baby we loveyou so much.

Kujtojmë që, Taulant Xhaka është i fejuar me Arbnora Nuredinin, të cilës më 21 qershor i ka propozuar martesë./21Media