Taulanti feston ditëlindjen, urimi emocionues i Granitit

Taulanti feston ditëlindjen, urimi emocionues i Granitit

Sot lojtari i kombëtarës Taulant Xhaka, feston ditën e tij të lindjes ai mbush 26 vjet. E natyrisht atë e ka uruar vëllau i tij Graniti i cili luan për Zvicrën. Mënyra se si e ka bërë ai këtë dëshmon edhe më shumë dashurinë për njëri tjetrin, si dhe sa të lidhur janë ata pavarësisht se luajnë për skuadra të ndryshme, përcjell rtv21.tv

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra ❤të bëhesh 💯 vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë.

Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë.”, janë fjalët që i ka shkruar Graniti në Instagram ku ka publikuar një fotografi të vëllaut të tij kur ishte i vogël.

Dy vëllëzërit futbollist nga Kosova, Taulant dhe Granit Xhaka të cilët karrierën e nisën në Zvicër me talentin e tyre morën simpatinë e shumë shqiptarëve e edhe të tjerëve./21Media